Kyçu

Integrimi i rTrust API

Integroni verifikimin, autentikimin dhe nënshkrimin e dokumenteve të rTrust direkt në aplikacionet tuaja.

eID, eSignature, eSeal, eTime-stamp, eDelivery
API

Verifikim, autentikim dhe nënshkrim

Verifikimi përmes rTrust API

Verifikimi i dokumenteve përmes API së rTrust, u mundëson zhvilluesve softuerik të verifikojnë në mënyrë automatike vërtetësinë e dokumenteve të nënshkruara.Duke integruar këtë API në aplikacionet tuaja, ju mund të vërtetoni në mënyrë efikase nëse një dokument është manipuluar ose ndryshuar, pasi që është nënshkruar nga personi i autorizuar. Ky API ofron një mënyre të shpejtë për të përfunduar verifikimin e dokumenteve dhe siguron përdoruesit për integritetin dhe sigurinë e të dhënave.

Autentikimi përmes rTrust API

Përmes API-së tonë të autentikimit, zhvilluesit softuerik mund të integrojnë pa problem opcionet e autentikimit në aplikacionet e tyre duke përdorur platformën tonë. Ky API u mundëson përdoruesëve që procesin e autentikimit ta bëjnë në mënyrë të sigurtë, kështu duke ofruar një mekanizëm të fortë për verifikimin e identitetit të individëve të cilët qasen në platformën ose shërbimet tuaja. Me përdorimin e këtij API, zhvilluesit mund të zbatojnë funksionalitetin e single sign- on(SSO), autentikimi pa fjalëkalim, ose autentikimin me shumë faktorë(MFA), kështu duke rritur sigurinë e përgjithshme dhe përvojen e përdoruesit të aplikacioneve të tyre.

Nënshkrimi përmes rTrust API

API për nënshkrimin e dokumenteve u mundëson zhvilluesve softuerik integrimin e nënshkrimit digjital të dokumenteve brenda aplikacioneve të tyre. Pavarësisht nëse keni nevojë të nënshkruani kontrata, marrëveshje ose ndonjë dokument tjetër që kërkon vërtetim, kjo API ofron një zgjidhje fleksibël dhe intuitive si dhe thjeshtëson procesin e marrjes së nënshkrimeve ligjërisht të detyrueshme. Zhvilluesit softuerik mund të personalizojnë rrjedhën e punës së nënshkrimit për t’iu përshtatur kërkesave të tyre specifike, duke i'u mundësuar kështu përdoruesve të nënshkruajnë dokumentet në mënyrë elekronike me lehtësi dhe besim. Integrimi i këtij API rrit efikasitetin e proceseve të nënshkrimit të dokumenteve, e gjitha kjo bëhet duke ruajtur përputhjen me rregulloret dhe standartet përkatëse.

API

Verifikimi dhe nënshkrimi i dokumenteve përmes rTrust API

Verifikimi i dokumentit është një shërbim që e ofrojmë në platformën tonë dhe është gjithashtu i disponueshëm përmes API-së.

Kjo u mundëson zhvilluesve softuerik t’a integrojnë shërbimin në sistemet e tyre për të verifikuar nenshkrimin, origjinën si dhe kohën e nënshkrimit të një dokumenti, pa pasur nevojë të vizitojnë rTrust.

Gati ta digjitalizoni biznesin tuaj?

Na tregoni nevojat tuaja dhe ekipi i rTrust ju përgatit ofertën.

Cookies në rTrust

Zgjidhni cilat cookies lejoni. Zgjedhjen mund ta ndryshoni në çdo kohë nga "Cilësimet e cookies" në fund të faqes.

Lexo politikën e privatësisë