Kyçu
BlogLexoni për arritjet e shumta në blogun tonë

Identitet Digjital që njihet në gjithë Zonën Ekonomike Evropiane

Krijo identitetin tuaj digjital që njihet në gjithë Zonën Ekonomike Evropiane dhe në Republikën e Kosovës. Identiteti digjital është parakusht për nënshkrime elektronike, vula elektronike dhe autentikim në ueb faqe.

Në harmoni me eIDAS 910/2014 SLOTES by PBC, certifikata nr. eIDAS-007/2023
Identiteti u verifikuaIdentifikim i sigurt në distancë
Në përputhje me eIDAS 910/2014Standardi evropian i nënshkrimit

Të besuar nga shumë biznese

eIDASE njohur në Kosovë dhe në BE
Ofrues i kualifikuar i shërbimeve të besuara

Rreth rTrust

rTrust lëshon certifikata për nënshkrime dhe vula elektronike të kualifikuara e të avancuara, si dhe identitete digjitale për qytetarë dhe biznese. Shërbimet tona janë në përputhje me Rregulloren eIDAS 910/2014 të BE-së dhe me kuadrin ligjor të Republikës së Kosovës.

Licencat dhe certifikimet
Rregullorja e BE-sëeIDAS 910/2014 Ministria e EkonomisëVendimi nr. 6269 · 15.12.2023
SLOTES by PBCCertifikata eIDAS-007/2023
Zgjidhjet

Nënshkrimi, vula dhe embarkimi digjital

Qytetarë

Nënshkrimi dhe Autentikimi elektronik

Nënshkrimi elektronik krijohet përmes teknologjisë së avancuar biometrike dhe të enkriptimin, sikur kërkohet edhe nga rregullorja eIDAS e BE-së. Nënshkrimi elektronik i kualifikuar ka të njëjtin efekt juridik sikurse nënshkrimi i dorës. Lehtësia e përdorimit të nënshkrimit elektronik dhe siguria e disonueshmëria elektronike e dokumenteve janë disa nga faktorët bazë që ju ta merrni nënshkrimin qysh tani.

Shiko më shumë
Biznes

Vula elektronike

Vula elektronike, përveç reduktimit të kostos dhe ekspeditivitetit të biznesit tuaj, ajo rrit edhe sigurinë dhe integritetin e dokumenteve tuaja. Dokumentet me vulë elektronike janë të gjurmueshme në çdo kohë dhe mund të ruhen në formë elektronike, në kohë pa limituar. Aplikimi në projekte e grante kombëtare e ndërkombëtare shpalos në masë të madhe seriozitetin dhe përkushtimin tuaj në organizimin e procesve të brendshme dhe qasjes suaj në përgjithësi.

Shiko më shumë
Biznes

Embarkimi Digjital

Embarkimi digjital (Digital Onboarding) ofron proceset dhe standardet për identifikimin dhe verifikimin elektronik të personave ose subjekteve juridike në mënyrë të sigurt dhe të besueshme. Kjo përfshin përdorimin e teknologjive të sigurisë, atyre biometrike dhe protokolleve të enkriptimit për të siguruar që personi që po embarkohet është autentik dhe eliminon rreziqet e keqpërdorimit dhe mashtrimit. Teknologjia e "Liveness check" dhe statuset e përditësuara e listave të sanksioneve ofron të gjitha parakushtet e nevojshme dhe të besueshme për njohjen e klientit (KYC) dhe biznesit (KYB) në masën që kërkon legjislacioni ose nevoja për optimizim të biznesit.

Shiko më shumë

Nënshkrimi dhe verifikimi elektronik

Nënshkrimi elektronik

Falas

Nënshkrimi elektronik është i rëndësishëm për qytetarin për shkakun sepse i mundëson kryerjen e shumë shërbimeve si: aplikimet, kërkesat, pagesat etj. përmes internetit në institucione të ndryshme, kështu duke i kursyer kohë dhe para. Me nënshkrimin elektronik më nuk keni nevojë të shtypni formularin e qeverisë, komunës apo të ndonjë organizate tjetër e ta nënshkruani me laps dhe ta dorëzoni personalisht tek personi zyrtar për ta konfirmuar praninë dhe identitetin tuaj. E gjithë kjo procedurë me nënshkrimin elektronik kryhet përmes Internetit, pa lëvizur fare nga shtëpia.

Apliko falas
Zgjidhja jonë

Platforma e besimit tënd

Apliko për certifikatën tënde digjitale plotësisht online, pa radhë dhe pa sportel, në katër hapa të thjeshtë.

  1. 1
    Plotësimi i të dhënaveShëno të dhënat personale dhe kontaktin tënd.
  2. 2
    Skanimi i dokumentit të identifikimitFotografo letërnjoftimin ose pasaportën.
  3. 3
    Verifikimi i livenessNjë video e shkurtër konfirmon që je ti, në kohë reale.
  4. 4
    Aprovimi dhe pajisja me certifikatë digjitalePas aprovimit merr certifikatën tënde, gati për të nënshkruar.
eID, eSignature, eSeal, eTime-stamp, eDelivery
API

Për integrim

Lidhni shërbimet e rTrust direkt me ueb faqen ose aplikacionin tuaj, pa pasur nevojë që klientët të vizitojnë rTrust.

  • Verifikimi përmes rTrust API
  • Autentikimi përmes rTrust API
  • Nënshkrimi përmes rTrust API
Blogu

Publikimet

Këtu mund të gjeni të gjitha publikimet tona rreth rTrust dhe transaksioneve elektronike të besueshme.

Të gjitha publikimet

Mburoja juaj në internet

Klikoni këtu për të nënshkruar dokumentin tuaj.

Nënshkruaj dokumentin Apliko falas

Cookies në rTrust

Zgjidhni cilat cookies lejoni. Zgjedhjen mund ta ndryshoni në çdo kohë nga "Cilësimet e cookies" në fund të faqes.

Lexo politikën e privatësisë